Kosova

Delawie: Korrupsioni shkatërron besimin në drejtësi

Ambasadori amerikan Greg Delawie tha sot se korrupsioni shkatërron besimin e qytetarëve.

Në konferencën ku po diskutohet për arritjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie tha se të gjithë e dimë çmimin që po paguan Kosova për shkak të korrupsionit.

Delawie tha se korrupsioni e shkatërron besimin e qytetarëve në drejtësi.

Ambasadori foli edhe për integrimin e veriut në sistemin kosovar të drejtësisë, duke thënë se shtrirja e qasjes në drejtësi në të gjitha pjesët e Kosovës është vetvetiu luftë kundër korrupsionit.

Ai lavdëroi gjykatat edhe për shtim të transparencës. Tha se gjykatat kanë publikuar 3 mijë aktgjykime, ndërsa më parë kishin publikuar vetëm 85.

Delawie konstatoi se paanshmëria është thelbi i drejtësisë.

Edhe në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore të zhvilluar të shtunën Delawie tha se sundimi i ligjit e përcakton suksesin e Kosovës.

Komentoni