Kosova

Delawie: Demarkacioni duhet të ratifikohet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi duhet të ratifikohet në seancën e 1 shtatorit.

Delawie ka vlerësuar se gazi lotsjellës dhe dhuna e kthejnë Kosovën në vitet ’90.

Në një intervistë për RTV21, Delawie ka komentuar edhe për përgjimet telefonike.

Ai ka thënë se nuk do të dëshironte që të dëgjonte biseda të tilla nga zyrtarët e vendit të tij.

Delawie pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.

Komentoni