Lajme

Deklarata shokuese të kandidates franceze për Kosovë

Kandidatja për presidente të Francës dhe liderja e Frontit Nacional, Marin Le Pen, sërish shokon me deklaratat e saj në planin e politikës së jashtme. Ajo në një tubim tha se do ta anulojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmetojnë mediat serbe, raporton Kosova Info.

Në tubimin parazgjedhor në Paris ajo theksoi se Kosova është “vend i shenjtë serb dhe krishterë i cili është mbrojtja e fundit e krijimit të shtetit të ri Islamik në Evropë. Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Ajo konsideron se fitorja e saj eventuale do t’i ndihmojë shembjes së BE dhe krijimit të kombeve të reja evropiane.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*