Lajme

Dejona Mihali ankohet kundër vendimit për refuzim të hyrjes në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate për media shpreh se aktivistja Dejona Mihali dorëzoi ankesën ndaj vendimit për refuzim të hyrjes në Kosovë.

Në ankesë, Mihali ka thënë se duke nxjerrë një akt të tillë, organi i Policisë Kufitare duke mos vërtetuar në mënyrë të drejtë gjendjen faktike dhe duke zbatuar legjislacionin sekondar i cili nuk është i zbatueshëm, ka gabuar në drejtim të zbatimit të normave materialo-juridike në rastin konkret.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*