Kosova

Deda: Në deklaratën e Rikalos ka ndërrim hipotezash

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, duke komentuar deklaratën e ministrit të Bujqësisë Nend Rikalo, se kanë qenë bashkë në bordin e Fondacionit SOROS,  thotë se në deklaratën e Rikalos ka ndërrim  hipotezash, sepse ai nuk flet për periudhën e luftës.

“Ministri Rikalo duhet të flasë për periudhën për të cilën po akuzohet.  Rikalo ka qenë anëtar i bordit të SOROS-it , por unë nuk di asgjë për të sepse anëtarët e bordit nuk takohen mes vete”, tha Deda në Info Magazine të Klan Kosovës.

Deda thotë se gjatë kohës së bombardimeve nuk ka qenë në Prishtinë dhe nuk është i informuar për veprimet e ministrit.

Komentoni