Kosova

“De Volkskrant”: Thaçi, i akuzuari i mundshëm i Gjykatës Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është një nga të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, që do të nisë punën së shpejti, shkruan të martën gazeta holandeze “De Volkskrant”.

Duke përkujtuar se në kohën kur pretendohet se UÇK-ja ka kryer krimet që do të gjykohen në këtë Tribunal për Kosovën, me seli në Hagë, kur Thaçi ka qenë lideri i gueriles në Kosovë, gazeta thekson se kryeprokurori i Gjykatës, amerikani David Schwendiman, ka refuzuar të thotë se kush mund të jenë të akuzuarit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjatë paraqitjes së tij të parë publike ai theksoi se askush nuk është mbi ligjin (ligjin kosovar), mbi të cilin është themeluar Tribunali”, shkruan “De Volkskrant”, duke shtuar se Schwendiman ka thënë edhe se do të veprojë “pa frikë dhe pa privilegje” si dhe “totalisht i pavarur”.

Komentoni