Kosova

Dardan Gashi edhe në një dasmë, a do të shtijë përsëri me allti

Dardan Gashi është parë përsëri në një dasmë bashkë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe disa zyrtarë të tjerë të PDK’së

Bëhet fjalë për dasmën e vëllait të Sylejman Selimit i cili është duke u martuar sonte.

E në këtë tavolinë bashkë me Dardanin janë parë të ulur edhe presidenti Hashim Thaçi, ish kryetari i Skenderaj Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi.

Nuk dihet a do të shtinë me revole përsëri Dardani, pasi që këtë e bëri gjatë një feste tjetër familjare, atë të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Në atë aheng që u organizua në odën e Limajt, Gashi dhe Lushtaku së bashku me Endrit Shalën, këshilltarin e Limajt, gjuajtën me armë.

Komentoni