Lajme

Dallku kërkon mirëkuptim mes Shqipërisë e Kosovës

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, ka thënë se Kosova e Shqipëria duhet ta mirëkuptojnë njëra-tjetrën në këtë kohë, e cila ka ardhur pa dëshirën e asnjërës palë.

“Gjithmonë e kemi ëndërruar një Kombëtare për krejt shqiptarët, por tani kemi ardhur në një situatë tjetër, në një realitet të ri dhe duhet të pajtohemi”, thotë Dallku. “Realiteti është ky i që është sot. Kosova ka të drejtën ta ketë skuadrën e vetë. Por, lojtarët bazë, sidomos ata të Shqipërisë, nuk e shoh të nevojshme të futen në presion nga opinioni, tifozët e mediat, sepse para një muaji na bënë krenarë të gjithëve dhe tani t’i sulmojmë, kjo nuk është korrekte”, tha ai, në një intervistë për Zërin.

Dallku konsideron se nuk duhet t’u bëhet presion futbollistët kryesorë të Shqipërisë, me prejardhje nga Kosova, që ta ndërrojnë skuadrën. “Lojtarët bazë të ekipit të Shqipërisë apo të ndonjë shteti tjetër, nuk është e rrugës dhe e drejtë t’u bëhet ftesë nga Kosova, t’u bëhet trysni e presion”, shprehet Dallku. “Kurse, lojtarët që janë të planit të dytë apo rezervistë, me minutazhë të vogël, i arsyetoj nëse i bashkohen Kosovës. Kjo pasi ashtu i ndihmojnë edhe Kosovës edhe vetes. Mund të kenë paraqitje të mira dhe e arrijnë atë synimin jetësor, sepse përfaqësuesja u ndihmon futbollistëve në karrierë”, potencoi ai.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*