ShowBiz

Dafina Zeqiri njofton për albumin e ri muzikor (Foto)

Dafina Zeqiri ka disa kohë që është zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar muzikën e saj në tregun e huaj.

Pas dy realizimeve të suksesshme të ‘Told Ya’ dhe ‘Four Seasons’ në gjuhën angleze, ajo ka lajmëruar se do vijë me disa të reja në muzikë.

Ajo ka njoftuar me disa njoftime në Instagram se do sjellë një album të shkurtër me gjashtë këngë, ku mendohet se titulli do të jetë ‘King’.

Dafina ka filluar edhe me koncertet e saj në Amerikë, ku dihet se radhën tjetër do të jetë më 9 nëntor në Nju Jork.

Komentoni