Kosova

Daçiq në OKB: Katër vite dialog i dështuar me Prishtinën

Përfaqësuesi i Serbisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Dacic, pas raportit të publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së Antonio Guterra, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë ngecur që katër vite në dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve.

Dacic ka thënë se pret qëndrim objektiv, e jo një situatë që e relativizon situatën e krijuar, shkruan Gazeta Express.

“Serbia ka përmbushur të gjitha pikat në marrëveshjen e Brukselit. Tash e katër vite takime, asgjë nuk është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Dacic, derisa këtë e quajti “deformim”.

Gjithashtu, Dacic, përmendi edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku tha se nuk mund të pritet kaq gjatë deri në formimin e kësaj marrëveshjeje.

 

Komentoni