Kosova

Daçiq Çitakut: S’je kosovare, nuk ekziston kombi kosovar

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, iu është drejtuar ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ku i tha se nuk duhet të mbahet si kosovare, pasi kombi i quajtur kosovar nuk ekziston.

Daçic me nervozizëm iu drejtua Ambasadores Çitaku, për të cilën tha se ajo nuk është kosovare, pasi kombi kosovar nuk ekziston, raporton Express.

“Populli shqiptar e ka shtetin e vet, kosovarët nuk kanë shtet sepse nuk janë komb. Çitaku nuk është kosovare, por shqiptare”, ka thënë Dacic.

 

Komentoni