Sport

Coutinho: Doja transferimin te Barcelona

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho ishte emri më i përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Anëtari i Liverpool u kërkua me ngulm nga Barcelona, por në fund gjiganti anglez refuzoi ta pranoj ofertën e katalunasve.

Më në fund braziliani ka thyer heshtjen dhe ka pranuar se dëshironte kalimin në ‘Camp Nou’.

“Në jetë të qëllon që kur ty të paraqitet një ofertë punë, në disa raste je i interesuar dhe në disa të tjera jo. Për sa i përket çështjes time, ashtu siç edhe të gjithë e dinë, më pëlqeu ideja të transferohesha te Barcelona, por dëshira e drejtuesve të Liverpool ishte që unë të qëndroja këtu”.

“Për mua ishte një nder i madh të merrja një ofertë nga një klub i madh siç është Barça”.

“Sidoqoftë tani detyra ime është të ndihmojë skuadrën e Liverpoolit dhe të përqendrohem për të zhvilluar një sezon të mirë”, tha Coutinho.

Jurgen Klopp dhe Coutinho pas barazimit të Liverpoolit 2-2 me Sevillën në Ligën e Kampionëve

Ish-anëtari i Interit dhe Espanyolit ka thënë se nuk e trishton fakti që është pjesë e Liverpoolit, pasi ndodhet në një skuadër të madhe.

“Të jem akoma pjesë e Liverpoolit nuk më trishton, pasi jam pjesë e një skuadër të madhe. E kam respektuar gjithmonë këtë ambient, trajnerin dhe tifozët. Jam këtu për të dhënë më të mirën siç kam bërë gjithmonë”, përfundoi Coutinho.

Sipas medieve ndërkombëtare, Barcelona do të tentoj transferimin e Coutinhos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Komentoni