Lajme

Çollaku: Tetori, vendimtar për vizat

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se muaji tetor mund të jetë vendimtarë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se në fillim të shtatorit mekanizmat e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, ndërsa procesi mund të përfundojë gjatë muajit tetor.

Në anën tjetër, anëtarët e komisionit për integrime evropiane dhe deputetë të subjekteve opozitare thonë se çështja e liberalizimit të vizave më shumë e lidhur me luftimin e korrupsionit sesa me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas tyre nuk do të ketë liberalizim derisa nuk ka luftim të korrupsionit.

Ministrit, Bekim Çollaku ka thënë për “Zërin” se shqyrtimi, përkatësisht miratimi i rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është në agjendë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*