Lajme

Çmimin Nobel për Fizikë e fituan tre shkencëtarë

Tre shkencëtarë të lindur në Britani, që aktualisht punojnë në universitete në Shtetet e Bashkuara, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2016, për “zbulimet teorike të tranzicioneve fazore topologjike dhe fazave topologjike të materies”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fituesit e këtij çmimi, David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, e kanë “hapur derën e një bote të panjohur, ku materia mund të marrë gjendje të pazakonshme”.

Më tutje, në arsyetimin e dhënies së Çmimit Nobel për Fizikë theksohet se laureatët e sivjetmë “kanë përdorë metoda të avancuara matematike për studimin e fazave të pazakonshme, ose gjendjet, e materies, siç janë superpërçuesit, superfluidet, ose filmi i hollë magnetik”.

Vlera e ÇmimitNobel është 930 mijë dollarë amerikanë.

Këto çmime për arritjet në shkencë, literaturë dhe paqe, së pari janë dhënë në vitin 1901, në harmoni me dëshirën e industrialistit suedez, Alfred Nobel.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*