Lajme

Çmimi “Agim Ramadani” i takoi Xhavit Beqirit, poet nga Prishtina

Sot, fshati Stubëll, Malësisë së Karadakukt, pati festë. Festë kulturore e shkencore me rastin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Stubëll, më 1905. Tash e 27 vjet më radhë kjo festë mbahet dhe shënon ngjarje të rëndësishme kulturore e shkencore.

Pas pikave të tjera të këtij Manifestim Kulturor, u mbajt edhe Ora e Madhe Letrare. Kjo Orë letrare shënoi përmbylljen e këtij Manifestimit Letrar, Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit 2016” në Stubëll.

Në këtë eveniment kulturor morën pjesë afër 40 poetë nga të gjitha trevat mbarë shqiptare. Për poezi më të mirë të kësaj Ore të madhe letrare “Agim Ramadani”, çmimin e parë i takoi poeti Xhavit Beqiri me poezinë “Molla e Jetës”, poet nga Prishtina.

Ishte ky manifestimi tradicional kulturor ku edhe në këtë edicion të 27-me radhë në Stubëll të Vitisë, erdhën shumë njerëz të dijes: shkencëtarë, shkrimtarë, publicistë, poetë e krijues të tjerë të artit.

Ndryshe, manifestimit tradicional kulturor dhe shkencor “Takimet e Dom Mikelit 2016”, është një ngjarje tejet e rëndësishme, e cila i kushtohet mësuesit të shkollës së parë legale të kësaj ane të Malësisë së Karadakut, Domi Mikel – Tarabolluzit e në kujtim të veprimtarisë së tij arsimore të kësaj ane të Malësisë së Karadakut./tefik selimi/rajonipress/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*