Sport

“Çmenduri” për Verrattin, Barça ofron 65 mln euro plus Rakitiç

Barcelona vështirë se heq dorë nga ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti. Pasi kanë hasur vështirësi me transferimin e Paulinhos nga klubi kinez i Guangzhoi Evergrande, katalanasit i janë rikthyer pistës së vjetër Verratti.

Barça ka arritur një marrëveshje me lojtarin, i cili, pavarësisht përgënjeshtrimeve zyrtare, është gati të transferohet në Katalonjë. E vetmja gjë që mungon është marrëveshja me PSG-në, por duket se situata mund të ndryshojë. Spanjollët janë gati të bëjnë cmenduri për mesfushorin italian.

Sipas “calciomercato.com”, katalanasit kanë përgatitur një ofertë të re për klubin francez; 65 milionë euro plus kartonin e Ivan Rakitic.

Kroati, që ka kaluar një sezon zhgënjyes, është gati të kthehet të punojë me Unai Emery, trajneri i tij në kohët e Sevilla-s.

Barcelona e do me cdo kusht Verrattin në ekip dhe për këtë po bën çmos që ta transferojë në Katalonjë.

Komentoni