Sport

Clinton apo Trump? Ja cilin preferon ylli i NBA-së

Basketbollisti Stephen Curry po shijon ditët e fundit të pushimit në prag të fillimit të sezonit të ri sportiv 2016-2017.

Dje ai ka qenë i ftuar në një emision televiziv në San Françisko, ku dhe është pyetur nga drejtuesi i emisionit për zgjedhjet e ardhshme për Presidentin e Amerikës. Por cili është kandidati i preferuar i Curry për “Shtëpinë e Bardhë” mes Donald Trump dhe Hillary Clinton? Basketbollisti i Golden State Warriors e ka përgjigjen gati. “Do të votoj për Hillary”, ka thënë Curry, pa e shpjeguar këtë vendim. Stephen Curry është MVP i sezonit të rregullt në dy sezonet e fundit, një nga yjet e NBA-së.

Komentoni