Shëndetësia

Çka përfitojmë nga inhalimi?

Është një njohuri e përgjithshme tashmë që inhalimi me avull ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës që mund të shkaktohen nga ftohjet apo sinusi. Gjithsesi, nuk ka dëshmi shkencore që ndihmojnë në nxjerrjen e mukusit nga hunda, shkruan Kosova.info.

Arsyeja për këtë është se problemi qëndron tek inflamacioni, i cili ndikon që indet të rriten. Siç duket, kur është fjala për pastrimin e mukusit, duhet përdorur ndonjë sprej për hundë, apo ndonjë metodë tjetër e bërë në shtëpi. Thuhet që këto metoda  janë më efektive se inhalimi me avull.

Me këtë rast po flasim edhe për një metodë plotësisht natyrale. Bëhet fjalë për lule vjollcën apo “Echinacea” e cila si duket ndikon në parandalimin e ftohjeve.

Sipas të gjeturave të disa studimeve, lule ‘Echinacea’ mund të zvogëlojë ftohjen në mes 10 dhe 30 për qind. Mirëpo, njëkohësisht, të tjera studime kanë gjetur se ka shumë pak ose aspak efekt.

Ajo që është e qartë është se ‘Echinacea’ nxit sistemin imunitar duke rritur numrin e qelizave të bardha të gjakut që mbysin virusin. Duket që nuk ka dëme në përdorimin e saj. Mirëpo,  disa njerëz mund të përjetojnë efekte anësore, si skuqje apo stomak i trazuar. Duhet të jemi të kujdesshëm, pasi që Echinacea nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 12 vjeç. /Kosova.info/

Komentoni