ShowBiz

Çiljeta hesht rreth raportimeve për ndarjen me Alban Hoxhën

Çiljeta dhe Albani nuk e kanë pranuar asnjëherë marrëdhënien e tyre, por në media është shkruar vazhdimisht për të duke mos respektuar dëshirën e të dyve, për të mbajtur këtë histori për vete.

Sot në shtyp e më pas në portale shkruhej që ata ishin ndarë, edhe pse në shkrim nuk përmendeshin prova, por thuhej që ishte e paqartë nëse ishte thjesht një grindje apo një vendim përfundimtar.

Me sa duket kjo e ka nervozuar këngëtaren, e cila e pyetur nga revista Who, ka thënë që nuk ka ndër mend të jap detaje për jetën e saj, por ka ndër mend të bëjë diçka tjetër, të hedhë në gjyq të gjithë ata që shpikin rreth emrit të saj.

“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, ka thënë ajo.

Komentoni