Kulturë

Cili është poeti Kastriot I. Veselaj?

Shkruan: Lekë MRIJAJ

I.

Poeti Kastriot I. Veselaj u lind në Suharekë. Ka të mbaruar me sukses të shkëlqyer studimet master për histori, si dhe bachelor për ekonomi. Përveç profesionit të tij shkencor dhe akademik, ai aktivisht pandalshëm merret edhe me krijimtari letrare, si me poezi, proza e tregime të ndryshme. Gjithashtu është gjithherë aktiv dhe ka të botuara poezi të ndryshme në revistën kulturore “MIRDITA”, gazetën “NACIONAL” (gazetë javore, letrare e kulturore ) etj. Ka marr pjesë edhe në antologjinë “FJALA POETIKE 2017”, Tiranë, Antologjinë “Nënës”, Prishtinë, etj. Poeti Kastriot I. Veselaj, disa muaj më parë ka botuar edhe vëllimin e tij të parë poetik prej 100 poezive e cila titullohet: “Dashurisë i thura vargje”, ndaj në shfletim – lexim e sipër, lirisht mund të konstatoj se ky autor nuk është i lidhur ngushtë veç me studime e hulumtimet e tija shkencore, por ai është i lidhur shpirtërisht edhe artin poetik letrar, dhe se ka në proces edhe disa nga përmbledhjet tjera me shumë poezi si dhe një roman tejet interesant.

II.

Ky vëllim poetik i tij, është një vëllim i prushit të gjerë poetik, ku përmes vargjeve vetë autori në fjalë i jep mesazhe të fuqishme shpirtit poetik, gjë që lirisht mund ta quajmë një poet të talentuar, kompletuar e konsoliduar apo tamam një mjeshtër i arrirë në përdorimin e figurave poetike, metaforike, psikologjike e filozofike. Vëllimi poetik “Dashurisë i thura vargje”, ka dhjetëra poezi të përzgjedhura me përkushtim, poezi që vërtetë ta zgjojnë kërshërinë, e që janë tejet të pjekura, shprehëse, të kuptueshme, me plotë dashuri vibruese, e moderne, njëkohësisht me plotë mesazhe madhore dashurie. Po i veçoj disa prej poezive siç janë: PA TITULL ( faqe: 20 ), PSE VALLË ( faqe: 33 ), KOHË E EGËR ( faqe: 61 ), NE ISHIM TË KËSAJ BOTE ( faqe: 70 ), VETËM TI ( faqe: 71 ), SFOND ( faqe: 94 ), POEZIA E KËNGËVE ( faqe: 107 ), POEZIA E DASHURISË SI ELEGJI PËR JETËN ( faqe: 111 ) etj., që vërtetë janë poezi të cilat sjellin frymë e aromë dashurie, gjë që pa ketë frymë e aromë as që mund të ekzistojë as bota njerëzore e as vetë universi. Andaj më konkret, unë do të potencoja me shumë çiltërsi se, Kastriot I. Veselaj vërtetë është një princ i poezisë metaforike, psikologjike, erotike, filozofike.

III.

Para mbylljes së këtij recensioni të shkurtër nga një lexim i këndshëm e mjaft mbresëlënës, nga këndi im lirisht mund të e potencoj për lexuesit të tjerë se poezitë e vëllimit poetik “Dashurisë i thura vargje” i Kastriot I. Veselaj, si për nga temat dhe motivet e lidhura me veprimtarit e tij krijuese gjithëpërfshirëse njëkohësisht edhe për angazhimet e tij në manifestimet e shumta që u mbajtën në Shqipëri, Kosovë dhe në botën shqiptare, si për gjuhën e pasur poetike dhe me shprehje të reja, metafora të pasura, simbole dhe epitete mrekullisht të gjetur, që për letërsinë tonë paraqesin prurje origjinale në poezi. Pra të tëra këto komponentë në këtë vëllim shkëlqejnë si diamanti, plotësisht me një tërësi poetike të pasqyruar me mjeshtri krijimi të vargut, me ndjeshmëri të thellë shpirtërore.

IV.

Dhe, çka për fund, për fund të këtij recensioni, unë e përgëzoj edhe recensentin Vilson Culaj e redaktorin Mahir Morina, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer në mbështetje teknike profesionale e letrare rreth botimit të këtij vëllimi poetik, ku më të vërtetë edhe unë u kënaqa me punën e tyre të vyer të bërë në këtë vëllim kaq të mirë e voluminoz, gjë që besoj se edhe lexuesit të tjerë në lexim e sipër do ta kenë këtë kënaqësi!

Urime Kastriot I. Veselaj, kësaj radhe miku im i dashur, nuk të quaj studiues por një poet të shkëlqyer, shëndet, mbarësi dhe suksese në librat e radhës.

Komentoni