Shëndetësia

Cilat janë super ushqimet për shëndetin e mëlçisë

Mëlçia e një të rrituri peshon mesatarisht 2.2 kg. Ajo është një nga organet më jetësorë të organizmit.

Është përgjegjëse për shumë funksione duke nisur që nga tretja, metabolizmi, imuniteti, dhe akumulimi i ushqyesve për të cilët trupi ka nevojë.

Për më tepër, mëlçia sekreton substanca të nevojshme për pjesë të tjera të trupit.

Një mëlçi e shëndetshme rregullon përbërjen e gjakut, largon toksinat dhe përpunon ushqyesit, duke lehtësuar proceset e trupit.

Hudhra

Hudhra është fantastike për pastrimin e mëlçisë. Ajo aktivizon enzimat e nevojshme për largimin e toksinave.

Hudhra përmban dy përbërës natyralë që quhen alicinë dhe selenium që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë nga dëmet toksike.

Qitro

Është një burim i mirë i vitaminës C, pektinës dhe antioksidantëve, duke përshpejtuar kështu pastrimin natyral të mëlçisë.

Një prej këtyre antioksidantëve neutralizon radikalet e lira dhe detoksifikon mëlçinë edhe nga metalet e rënda.

Panxhari

Është padyshim një super ushqim që pastron dhe mbështet mëlçinë.

Panxhari përmban flavonoidë dhe beta karoten që përmirësojnë dhe stimulojnë funksionet e mëlçisë.

Panxharët konsiderohen si pastrues natyralë të gjakut.

Limonët

Limonët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë falë antioksidantëve që aktivizojnë enzimat pastruese të mëlçisë.

Sasia e lartë e vitaminës C ndihmon në prodhimin e shumtë të këtyre enzimave dhe përmirëson tretjen.

Limonët shumëfishojnë përthithjen e mineraleve nga mëlçia.

Avokado

Avokado ka substanca të fuqishme që pakësojnë dëmet e mëlçisë. Avokado përmban glutathione për të cilën mëlçia ka nevojë të largojë toksinat dhe të funksionojë mirë.

Mollët

Një mollë në ditë, është fantastike për mëlçinë. Molla është pjesë e mbrojtësve natyralë të këtij organi, sepse përmban pektinë që largon toksinat nga sistemi tretës dhe kolesterolin nga gjaku, duke i hequr mëlçisë barrën e padëshiruar.

Arrat

Arrat dhe amino acidet që ato përmbajnë i vijnë në ndihmë mëlçisë për t’u pastruar.

Arrat përmbajnë gluthione dhe acide yndyrore Omega-3 që janë aleatë të një mëlçie të pastër.

Brokoli

Ju duhet të hani brokoli më shpesh, sepse përbërësit e tij largojnë qelizat e dëmshme dhe toksinat e tjera nga organizmi. Fibra tek brokoli përmirëson tretjen./AgroWeb.org

Komentoni