Lajme

Cila është historia e vërtetë e Objektit Antik dhe Kroit të Syrit në Bellasicë të Podujevës?

Banorët lokal të zonave që jetojnë afër Bellasicës së Podujevës, thonë se ekziston atje Objekti Antik që ka qenë pjesë e një kompleksi të minierës së Bellasicës, e eksploatuar nga romakët e vjetër. Thonë se afër këtij objekti të lashtë gjendet Kroi i Syrit, uji i të cilit ka përbërje të squfurit. Flitet se ky ujë në kohërat e lashta është përdorur për shërimin e syve. Uji që buron nga ky krua përmban një aromë specifike.

Banorët e kësaj ane dëshirojnë të informohen më hollësisht për këto dy elemente të rëndësishme, prandaj u shtrojnë publikisht disa pyetje institucioneve tona:

A është Objekti Antik nën mbrojtjen dhe përkujdesjen e institucioneve qendrore të trashëgimisë kulturore?

A është hulumtuar ndonjëherë, objekti në fjalë nga ekspertët tanë të arkeologjisë?

A kanë bërë ndonjëherë institutet tona analiza kimike-biologjike të ujit që rrjedh nga Kroi i Syrit?

Cila mund të jetë historia e hapjes së kroit dhe e përdorimit të këtij uji që gjendet afër Objektit Antik? /KI/

Cila është historia e vërtetë e Objektit Antik dhe Kroit të Syrit në Bellasicë të Podujevës?

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*