Lajme

Chabert: Franca mbështetet Kosovën në të gjitha fushat

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve.

Ministri Hyseni fillimisht e uroi z. Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në vendin tonë dhe ofroi mbështetjen e tij në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Gjatë takimi ministri Hyseni theksoi nevojën e bashkëpunimit  të mëtejmë të dy vendeve, posaçërisht sa i përket i përket luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe bashkëpunimin policor ndërkombëtar.

Ndërsa ambasadori francez Didier Chabert, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën në të gjitha fushat. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*