Lajme

Chaber konfirmon vazhdimin e mbështetjes së Frances për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve.

Duke e uruar z. Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në vendin tonë, kryeparlamentari Veseli garantoi vazhdimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe forcimit të marrëdhënieve të Prishtinës me Parisin zyrtar.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e shtetit francez për Kosovën në gjitha etapat, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj përkrahje, si në afirmimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe në forcimin e demokracisë së brendshme dhe zhvillimin ekonomik.

Veseli potencoi edhe njëherë aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë, në funksion të forcimit të paqes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm rajonal.

Ambasadori Chabert, nga ana e tij, pasi falënderoi kryeparlamentarin Veseli për pritjen e ngrohtë e miqësore, konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën në të gjitha fushat, duke e vlerësuar lart miqësinë midis dy popujve dhe vendeve tona. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*