Opinion

Çfarë t’u them sovjetikëve që Mesjetën e barazojnë thjesht me obskurantizmin dhe injorancën?!

Shkruan: Artan FUGA

Mesjeta europiane, veçanërisht aty nga mesi i saj, zhvilloi në mënyre të fuqishme kulturën, artin, teknologjinë, arkitekturën, shkencat dhe filozofinë, teknikat e prodhimit etj. Këtu një rol të veçante luajtën edhe kuvendet benediktine, murgjit e të cilëve na kanë lëne monumente të pashoqe historike.

Si njeri që punoj në fushën e shkencës, duke i qëndruar besnik asaj deri ne fund, nuk mund të mos shpreh mirënjohje për këto arritje teknologjike.

Teknologjia u çua fort përpara nga institucionet fetare të krishtera.

Çfarë t’u them sovjetikeve që Mesjetën e barazojnë thjesht me obskurantizmin dhe injorancën?!

Më mirë nuk iu them gjë, sepse ata janë viktima të teksteve shkollore dogmatike.

Gjynah!

Komentoni