Kosova

Çfarë thotë Thaçi për protestat e 1 Tetorit

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook ka përkujtuar protestat e studentëve të organizuara si sot 19 vjet më parë.

“Para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare. Ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t’i ‘kontrolluar’, demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci”, ka shkruar Thaçi.

“Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka thënë më tej ai.

Komentoni