Kosova

Çfarë shkruan në raportin britanik për Ballkanin

Ballkani Perëndimor është burim jo stabiliteti në Europë. Të gjitha vendet e rajonit, gjashtë sosh (Serbia, Mali i Zi, B e H, Shqipëria, Maqedonia, Kosova) kanë mbetur të mbërthyera në vitet 1990 e nacionalizmi i rritur është më i rrezikshëm se sa radikalizmi islam, janë disa nga vlerësime t e bëra në komitetin e Dhomës së Lordëve e të përfshira në dokumentin me titullin “Mbretëria e Bashkuar dhe Ballkani Perëndimor”, transmeton Koha.net.

“Jo stabiliteti dhe pasiguria e rajonit”, përmend më së shumti në këtë dokument.

– Gjendja pas lufte është si “paqe pa pajtim”. Nuk ka konsensus për shkaqet dhe natyrën e dhunës së zhvilluar gjatë konflikteve në ish – Jugosllavi. Të gjitha grupet e mendojnë vetëm veten e vet viktimë dhe jo bërës të dhunës . Lord Paddy Ashdown (ish – përfaqësues i lartë në B e H) e sheh Ballkanin Perëndimor si vend tipik i pas përfundimit të luftërave ku nomenklatura që ka zhvilluar luftërat në fund të konflikteve udhëheq ende skenën politike, vlerësohet aty.

Trashëgimi kryesor e shekullit 20 mbetet nacionalizmi ultra -djathtist, i pranishëm në të gjitha vendet dhe rëndom e sipas rregullit i përkrahur edhe nga elita politike.

Komentoni