Rajoni

Çfarë po ndodh në Vlorë? Pushuesit braktisin plazhin (Foto)

Pushuesit duket se kanë braktisur sot bregdetin e Vlorës, ku kanë nisur tashmë reshjet e shiut.

Megjithëse ende ka “guximtarë” që nuk i ndahen detit, në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” pushuesit numërohen me gishtat e dorës.

Ndërkaq, ndryshe nga ditët e tjera sot nuk ka trafik të rënduar në lungomare.

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe ditët në vijim nuk duken të favorshme për ata që kanë menduar të shkojnë në plazh.

Katër të rinj humbën jetën dje në Vlorë, tre prej të cilëve u mbytën tragjikisht në plazhin e Zvërnecit. /shekulli/

Çfarë po ndodh në Vlorë? Pushuesit braktisin plazhin (FOTO)

Komentoni