EkonomiToplajm

Çfarë paga kanë zyrtarët e shtetit në raport me vendet e rajonit?

Nëse gjykohet nga pagat zyrtare të përfaqësuesve shtetëror në rajon, në Kosovë paguhet të jesh president apo kryeministër. Zyrtarët më të lartë të Kosovës ia kalojnë me paga Serbisë, Mali i Zi dhe Maqedonisë, raporton kosova.info.

Kështu paga e presidentit të Kosovës arrin në 3.000 euro, derisa homologu i tij, në Serbi merrë 1.100 euro ndërsa kryeministri 900 euro. Më së shumti para nga buxheti tërheqin zyrtarët e shtetit në BH. Kështu tre anëtarë të presidencës çdo muaj në konto marrin as më pak as më shumë se nga 3.570 euro. Pra trupi më i lartë në aparatin administrative gjithsejtë i kushton këtij shteti më shumë se 10.000 euro.

Edhe pse vendi më i zhvilluar në rajon, Sllovenia nuk i ka zyrtarët më të paguar. Për ta ndahen mjete të njëjta sikurse Kroacia.

Mali i Zi ndodhet në mesin e artë me të hyrat e zyrtarëve, derisa aparati shtetëror maqedon është diç më i shtrenjtë se ai serb. Pothuajse raport identik të të hyrave në rajon kanë edhe ministrat. Por me projektligjin e ri, paga e presidentit do të ketë zbritje, derisa ai i kryeministrit një ngritje deri 2.000 euro.

Paga e presidentit te Kosoves është 2.800 euro, kryeministrit 1.400 euro, ministrave 1.200 euro.

Paga e presidentit në Serbi është 1.142 euro, derisa I kryeministrit 871 dhe ministrave 750.

Paga e presidentit në Kroaci është 3.220 euro, I kryeministrit 2.835 euro ndërsa ministrave 2.178 euro

Paga e anëtarëve të presidencës në Bh është 3.579 euro, kryeministrit 2.300 euro dhe ministrat 2.045 euro

Paga e presidentit në Mali I Zi është 2.423 euro, kryeministrit 2.240 dhe ministrave 1.900 euro.

Paga e presidentit në Slloveni është 3.500 euro, kryeministrit 3.500 dhe ministrave 2.850 euro.

Paga e presidentit në Maqedoni është 1.400 euro, kryeministrit 1.400 euro ndërsa ministrave 1.308 euro. /KI/

Komentoni