LifeStyle

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë kur jeni të ftuar në një dasmë!

Jemi në sezonin e dasmave dhe me siguri shumica prej jush kanë qenë të paktën në një dasmë këtë verë. Nëse nuk keni qenë dhe po prisni ftesat e radhës, atëherë ne do ju japim disa këshilla se çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë në dasmën ku jeni i ftuar.

Nëse jeni mysafir dhe jeni pjesë e një dite të veçantë, asnjëherë mos vishni fustanin e dasmës tuaj në dasmën e dikujt tjetër, por as mos merrni me vete dikë që nuk është i ftuar.

Disa sjellje tuajat thjesht nuk janë të përshtatshme për një ditë të tillë.

Mos shkoni me vonesë

Mund të ndodhin të papritura, por mundohuni të jeni sa më korrekt. Nuk është mirë të shkoni në një dasmë me vonesë, pasi duhet të rregulloheni edhe me vendin që ju kanë caktuar për t’u ulur.

Mos u vishni me të bardha

Kjo ngjyrë është e rezervuar për nusen dhe nuk është e këndshme që të ketë vajza të tjera të veshura me të bardha, sidomos nëse bëhet fjalë për fustane të gjata.

Mos abuzoni me pijet pa limit

E dini që në dasmë, ju keni dhënë zarfin me para për çiftin dhe ushqimet e pijet i keni pa limit. Mos e shfrytëzoni shumë këtë fakt, pasi do përfundoni shumë të dehur dhe nuk do shijoni asgjë.

Nëse nuk doni të kërceni, mos e bëni

Nëpër dasma, shumica e njerëzve e kanë problem të kërcejnë. Njerëzit e tjerë afër, i vënë në siklet që duhet të kërcejnë, por bëni atë që ndjeni. Do mërziteni duke ju thënë të bëni diçka që nuk pëlqeni.

Mos pengoni fotografin e dasmës, me telefonin tuaj

Ju keni shumë dëshirë, të bëni foto në momentin kur çifti futet në sallë, apo kur presin tortën, por kujdes mos pengoni fotografin profesional të dasmës.

Mos u bëni shumë emocionalë

Nëse po martohet dikush që e keni të përzemërt, mos qani sepse do e bëni nusen, apo dhëndrin të ndihet keq. Dasma duhet të jetë një moment i bukur për të gjithë, pasi çifti po lidh jetën bashkë.

Mos e pyesni çiftin kur do të bëhen me fëmijë

Ata sapo kanë hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tyre. Lërini të shijojnë momentin dhe mos i vini në siklet duke i pyetur për planin e tyre të jetës. Kjo temë nuk është e përshtatshme të diskutohet gjatë dasmës, e cila është vetëm hapi i parë drejt krijimit të një familjeje.

Këto gjëra duhet t’i merrni parasysh edhe në rastet kur jeni të ftuar në një ceremoni të thjeshtë, qoftë ajo ditëlindje apo fejesë.

Komentoni