Kosova

Çështja e shënjimit të vijës kufitare në udhëkryq

Analisti Behlul Beqaj gjatë një debati në RTK, tha se çështja e shënjimit të vijës kufitare është një moment i një udhëkryqi serioz.

“Konsideroj se çështja e shënjimit të vijës kufitare është një moment i një udhëkryqi serioz të Kosovës, për faktin se një njërën anë mund të rrezikoj ndjeshëm mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse nuk nënshkruhet marrëveshja,  në anën tjetër pikërisht nëse bëhet ratifikimi i kësaj marrëveshje mendoj se do të jemi në fillim të një konflikti brenda kombëtar dhe pikërisht për këto dy arsye Kosova  gjendet në një udhëkryq nga i cili varet se si do të drejtohet”.

Kurse Faton Abdullahu përfaqësues nga Qeveria, tha se koalicioni qeverisës ka të vërtetën të cilën e ka servuar përmes komisionit i cili ka bërë hulumtim një kohë të gjatë dhe ka gjetjet të cilat janë të njohura për opinion.

Komentoni