Kosova

Certifikohen Guidat për çiklizëm Malor

Trajnimi ne çiklizëm për guida te çiklizmit malor është organizuar nga data 21 deri më 23 Tetor 2016 ne Kosove, me pikë nisje nga Rugove, fshati Kuqishte. Ky trajnim përbëhet nga dy module tre ditore në fushën e çiklizmit malor dhe ndihmës së parë, si dhe ngasjen e biçikletave në pjesë të shtigjeve të ViP Dinarica, në kuadër të projektit “Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica”.

Projekti :Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica: financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të IPA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe implementohet nga CDF ne partneritet me CST nga Podgorica dhe komunat partnere ne Kosove  (Peje, Decan dhe Junik) si komunat ne Mal te Zi.

Vlera e përgjithshme e projektit „Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica“ në Kosove është 153,474.58 euro, prej të cilave 82.80 % financohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të IPA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Realizimi i projektit ka filluar në Mars 2016 dhe do të zgjasë për 18 mua deri me 31 Gusht 2017.

Ky trajnim ofrohet për kandidatët që të marrin njohuri specifike në lidhje me çiklizmin dhe kulturën e çiklizmit. Gjithashtu për mësimin e teknikave dhe rregullave të ngasjes, si dhe për t’u njoftuar me turizmin me çiklizëm malor. Pjesët funksionale të biçikletës do të prezantohen në teori dhe praktikë, ku ata do të trajnohen për të bërë dallimin ndërmjet pjesëve dhe funksioneve të biçikletës. Përveç kësaj, kandidatët do të jenë në gjendje të njohin defektet e mundshme në biçikletë dhe do të mësojnë si t’i riparojnë ato dhe të servisojnë biçikletën me shembuj praktik. Ligjëratat për ndihmën e parë do të ofrohen në kuadër të trajnimit. Programi i ndihmës së parë synohet për të gjithë udhëzuesit e çiklizmit turistik, duke iu ofruar njohuri themelore në këtë fushë për të zvogëluar efektet anësore në vendin e punës dhe për të ofruar ndihmë në kohë për personat e lënduar.

Me qëllim të promovimit të ofertës turistike dhe për t’u njoftuar me shtigjet e çiklizmit malor që është zbatuar në kuadër të projektit, do te organizohet udhëtimi malor me biçikleta në një pjesë të shtegut të “ViP Dinarica.” Planifikohet që udhëzuesit e çiklizmit fillojnë promovimin e udhëtimit malor me biçikleta në zonën e maleve Sinjajevina dhe Bjelasica. Udhëtimi do të zhvillohet ne fshatrat e Rugovës, Kuqishte dhe Drelaj si dhe Reke Allagas dhe prapa.

Prandaj, zbatimi i këtij projekti do të inkurajojë fuqizimin e vetëdijes për përfitimet ekonomike, mjedisore dhe sociale të kësaj rruge, si dhe atraktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ofertës turistike të zonës ndërkufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, me qëllim të tërheqjes së vizitorëve nga tregjet vendore, ndërkombëtare dhe rajonale. /KI/

Komentoni