Bota

CDU-ja fiton në bastionin e SPD-së

Matthias Hauer është anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2013. Në zgjedhjet e Bundestagut në vitin 2013, ai fitoi mandatin e drejtpërdrejtë të elektoratit në zonen Essen III, zonë e cili deri në atë kohë u konsiderua si bastion i SPD, ku kundër kandidat kishte Petra Hinz (SPD). Ky ishte mandati i vetëm i drejtpërdrejtë për CDU në zonën e Ruhrgebiet gjatë zgjedhjeve të Bundestagut në 2013.

Rezultati zyrtar i siguron z. Hauer shumicën absolute edhe pse ishin vetem 3 vota që i siguronin fitoren e drejteperdrejte, duke e bërë rezultatin më të ngushtë të arritur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Bundestag.

Pasi votimi në ditën e zgjedhjeve ishte kritik dhe shumë i ngushtë SPD kërkuan të rinumërohen votat nëse kishte gabime.

Komisioni zgjedhor vendosi të rinumëronte votat. Në rinumërim, të çdo distrikti u krijuan nga dy grupe të veçanta për të numëruar dhe për të shmangur gabimet e mundshme.

Ri-miratimi konfirmon mandatin e drejtpërdrejtë për z.Hauer, i cili tani ishte më i qartë përpara kandidatit të SPD-së me 93 vota dhe ishin 3 vota që i siguronin mandatin e drejteperdrejtë në parlament. Hauer kishte për të shkuar në Bundestag gjerman edhe pa 93 votat që bënë ndryshimin me kandidatin e SPD, përmes listës kombëtare të CDU NRW.

Duhet theksuar se z. Hauer është edhe kryetar i CDU në Ruhrgebiet i cili ka raporte të mira me komunitetin shqiptarë në Essen dhe kjo ka bërë ky komunitet ta ket edhe përfaqesusin e tyre në shtabin zgjedhor në Essen z. Besnik Kelmendi Nicki, i cili është edhe një ambasador i mirë pranë CDU deri në nivelin qendror. /KI/

Komentoni