Ekonomi

Çaushi: Trepça mori rrugën e privatizimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, thotë se deputetët e subjekteve të tjera politike kanë votuar kundër që Trepça të jetë në pronësi të Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Trepça mori rrugën e të gjitha ndërmarrjeve që pas luftës iu nënshtruan privatizimit.

Ky është postimi i plotë i Çaushit në Facebook

“Seanca e mbrëmshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet mend gjatë për vendimin që u morr aty dhe për mënyrën se si vendosën të renditen shumica e deputetëve në raport me interesin e vendit.

Fatkeqësisht, siç ndodh zakonisht tek ne me seancat ku ligjet kontrabandën natën, nuk do mbahet mend për ndonjë gjë të mirë.

Përkundrazi, mbrëmë Trepça morri rrugën e të gjitha ndërmarrjeve që pas luftës iu nënshtruan privatizimit të egër.

Nëse ka të tillë që ende besojnë në këtë proces atëherë argumentimi im përfundon këtu.

Deputetët e subjekteve tjera mbrëmë votuan kundër që Trepça të jetë në pronësi të Republikës së Kosovës. E këtë dhe asgjë më shumë nuk kërkonin amandamentet e LËVIZJES VETËVENDOSJE!”, shkruan ai.

Komentoni