Lajme

Çaushi e Kadaj-Bujupi vizitojnë blegtorët e prekur nga problemi i sëmundjes gungore

Deputetët Driton Çaushi e Donika Kadaj-Bujupi, kryetari i Qendrës së Istogut, Agron Avdijaj, dhe veterinari Fazli Shabani, si dhe aktivistë të tjerë nga qendra jonë, vizituan disa fermerë blegtorialë të komunës së Istogut.

Këta fermerë janë ballafaquar dhe po ballafaqohen me sëmundjen virale të gjedheve të tyre, sëmundjen gungore të lëkurës e cila është shfaqur në Kosovë për herë të parë këtë vit.

Gjatë këtyre takimeve, fermerët shprehën ankesat e tyre për mungesën e përkrahjes nga Qeveria dhe mënyrën se si është trajtuar kjo sëmundje në vendin tonë, si dhe për tregtinë ilegale të gjedheve në fshatrat kufitare me Serbinë. Fermerët po ashtu shprehën brengën e tyre për vonesat në vaksinimin e gjedheve për parandalim të sëmundjes, që filloi vetëm gjatë këtyre ditëve, gjersa siç thonë ata, për banorët serbë të kësaj komune janë siguruar me kohë vaksinat nga Serbia.

Qeveria e Kosovës dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë treguar paaftësi të plotë në menaxhim të kësaj situate. Përveç vonesave me vaksinat, problem të madh ka pasur edhe me asgjësimin e gjedheve të ngordhura nga sëmundja (siç shihet edhe në disa prej fotografive), gjë që ka ndikuar në përhapjen e sëmundjes. 

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se blegtoria është veprimtari ekonomike jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e vendit, prandaj e shohim si të domosdoshme përkrahjen maksimale për fermerët blegtorialë, e veçanërisht në raste të këtilla. Pa zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, është e pamundur të kemi zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*