Sport

CAS më 31 tetor dëgjon ankesën e Serbisë ndaj UEFA-s dhe Kosovës

Derisa Kosova po i zhvillon ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”, Serbia vazhdon përpjekjet për ta lënë shtetin tonë jashtë UEFA-s e FIFA-s, raporton “Zëri”.

Siç dihet, shtëpia e futbollit serb ka kërkuar nga Gjylata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) që t’i anulojë vendimet e UEFA-s e FIFA-s për njohjen e Kosovës, me arsyetimin se Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, gjë që e kërkon statuti i UEFA-s, e që Beogradi zyrtar thotë se është shkelur nga evropianët në procesin e njohjes së Kosovës.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar se më 31 tetor do ta mbajë seancën e parë gjyqësore, ku do të dëgjohet ankesa e Serbisë. Pastaj, i mbetet UEFA-s që ta arsyetojë pranimin e Kosovës në gjirin e saj.

Në krejt këtë proces, CAS pritet të komunikojë vetëm me palën ankuese, Serbinë, dhe me UEFA-n, e cila duhet ta arsyetojë vendimin e pranimit të Kosovës, me të cilin i kishte hapur rrugë edhe FIFA-s ta pranojë vendin tonë.

Komentoni