Sport

Carvajal, drejt shërimit nga problemet kardiake

Virusi që i shkaktoi probleme me zemrën, mbrojtësit të Reali të Madridit, Dani Carvahal është zhdukur. 25-vjecari iu nënshtrua trajtimeve të specializuara ka dhënë efektet. Sidoqoftë trajtimi ende nuk mund të konsiderohet 100% i përfunduar pasi mjekët që po merren me Carvahal kanë vendosur që lojtari të vazhdojë të jetë nën kujdesin e tyre deri sa gjendja e tij të stabilizohet.

Mbrojtësi prej 30 shtatorit ka braktisur çdo aktivitet fizik. Carvahal vuan nga një lloj virusi që në rast mos trajtimi përbën rrezik të madh për lojtarin, çka do t’i shkaktonte atij aritmi si dhe pasoja akoma edhe më të rënda.

Sidoqoftë stafi mjekësorë duket optimist për gjendjen shëndetësore të 25-vjecari dhe trajtimi po ecën me ritme të kënaqshme.

Në fillim frika ishte e madhe, pasi mendohej që spanjollit do ti duhej ta braktiste përgjithmonë futbollin në një moshë fare të re.

Sidoqoftë situata tashmë duket drejt normalizimit dhe ndoshta Carvahal shumë shpejt do të ketë mundësi ti bashkohet sërish pjesës tjetër të grupit. /ss/

Komentoni