ShowBiz

Candice dhe Doutzen ngritin temperaturat në Brazil

Nuk mjaftojnë temperaturat e larta në Brazil, pasi që Candice Swandepoel dhe Doutzen Kroes, dy supermodelet e Victoria Secret, po sigurohen t’i ngritin ato ende më shumë, shkruan Kosova.info.

Dy engjëjt duket se po kalojnë pushimet së bashku. Ato kanë publikuar foto mjaft të nxehta në rrjetin social Instagram. Në një fotografi të fundit shihen të ekspozuara të pasmet e tyre të nxira.

29-vjeçarja Candice dhe 32-vjeçarja Doutzen, janë të dyja nëna. Përkundër kësaj, ato përkujdesen për forma perfekete fizike. /Kosova.info/

Komentoni