Rajoni

Caktohet rrahja e gazetarëve nesër në ora 12:00 në Shkup (Foto)

Jam i ftuar për zënkë para lokalit “Manda” të hënën në ora 12 – Do të jem aty, shkruan në profilin e tij të facebook, gazetari maqedonas, Branko Geroski.

Ai më tej sqaron se ka pranuar kërcënime nga personi Ljupço Palevski, të cilët kërcënime i ka denoncuar, ndërsa tani pranon ftesë nga i njejti person për zënkë, edhe atë me orë dhe vend të caktuar nga kërcënuesi, e hënë, ora 12 te “Manda”.

Geroski thotë se do të jetë aty në kohën e duhur, ndërsa pronarit të lokalit “Manda” i premton se nuk do ta shkatërrojë lokalin.

“Todor Pendarov të jetë i pranishëm në kohën e caktuar, sepse unë e kërkoj atë. Se si do të sillet Palevski, është problem i tij. Me siguri edhe i institucioneve”, shkruan Geroski.

Komentoni