Shëndetësia

Çaji me veti shumë pozitive

Çaji është shumë i pëlqyer sidomos gjatë stinës së dimrit. Arsyet pse i pëlqejmë çajrat janë të ndryshme, siç mund të jetë aroma apo ndjenja e ngrohtësisë që  përçon. Për më tepër, çajrat janë edhe një forcues i mirë i sistemit tonë imunitar, shkruan Kosova.info.

Çaji i Malit

Çaji i malit ndryshe njihet si Sideritis. Çaji i malit është një bimë e egër që rritet në lindje të Mesdheut e posaçërisht në Ballkan. Ai ndihmon të përmirësohet sistemi imunitar dhe ndikon të luftohet infeksionet, viruset, mikrobet dhe kërpudhat. Për më tepër, qetëson fytin dhe kollën etj.

Çaji i Xhenxhefilit/Xhinxher

Ky çaj përmban nivele të larta të vitaminës C. Për më tepër përmban magnez dhe minerale të tjera. Po ashtu, nëse e konsumoni para udhëtimit, ai parandalon të përzierat nëse ju zë makina. Gjithashtu, kuron problemet e ndryshme të sistemit të frymëmarrjes, duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Çaji i Jaseminës

Çaji i Jasmines forcon sistemin imunitar. Ai ndihmon të luftojmë bakteret, inflamacionin, si dhe ndihmon ne eliminimin e infeksioneve etj.

Çaji i Boronicës

Ky çaj është i pasur me antioksidant si dhe me sasi të madhe të vitaminës C. Çaji i boronicës, në mes tjerash, parandalon infeksionet e rrugëve urinare. /Kosova.info/

Komentoni