Kosova

Buxhet i veçantë për mbrojtjen e fëmijëve

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti sot dëgjimin publik, lidhur me projektligjin për mbrojtjen e Fëmijëve

Takimit të sotëm iu përgjigjen, ministri i Ministrisë së Mirëqenies dhe Punës, Sociale ( MPMS ), Zyra e kryeministrit ( ZQM), ndihmës të organizatave të shoqërive civile, që kontribuojnë në plotësimin e projektligjit për të drejtat e fëmijëve.

Takimi është kryesuar nga deputetja, Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut…, e cila e hapi diskutimin për të evidentuar mendimet e grupeve te interesit më qëllim të kompletimit sa më të mirë të këtij projektligji .

Pas prezantimit të qëllimit të takimi, kryesuesja e takimit zonja, Kajtazi, ja kaloi fjalën ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit . Ministri, Abrashi, tha se divizioni i Punës Sociale e ka përgatitur raportin e punës për vitin 2015 në të gjitha komunat. Ai ka pohuar se, numri i fëmijëve të cilët, punojnë punë të rënda, dhe janë nën menaxhimin e shërbyesve civil është 149. Tutje, ai u është drejtuar të pranishmëve, duke kërkuar, bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante që kanë të bëjnë me këtë projektligj, në mënyrë që përmes këtij ligji, t i ndihmojmë QPS-të Komunale. Ai, theksoi se, për të funksionuar ligji për fëmijët duhet të krijohet një grand specifik për zbatueshmërinë e shërbimit të fëmijëve.

Në këtë debat, të pranishmit kryesisht janë orientuar tek krijimi i një buxheti të veçantë për implementimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Anëtaret e komisionit, përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë, të Arsimit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar që ligji të plotësohet me disa amendamentime, të mos mbetët vetëm i shkruar mirë ne letra, përderisa nuk zbatohet në praktikë.

Si shumë e rëndësishme, nga pjesëmarrësit, është vlerësuar që, gjatë amendamentimit të gjendët forma e krijimit të një grandi specifikë, në mënyrë që ligji të jetë i implemtueshëm. Gjithashtu gjatë amendamentimit të definohet më qartë ndarja e përgjegjësive ndër-institucionale për një ligj më funksional, si dhe, nxjerrja e amendamenteve më kohë. /KI/

Komentoni