Sport

Bunjaki: Do të bëjmë ndryshime aty ku ka nevojë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, sot mbajti konferencë për shtyp para ndeshjes me Ukrainën, që zhvillohet nesër në orën 18:00 në Krakovë të Polonisë.

Bunjaku para mediave u shpreh se Kosova do të bëjë ndryshimet e nevojshme për takim ndaj Ukrainës.

“Vijmë pas një ndeshje të vështirë të cilën e humbëm. E dimë që Ukraina është një skuadër e fortë. Rezultati nuk është pasqyrë e lojës me Kroacinë, pasi edhe ne patëm rastet tona”.

“Sidoqoftë do të mundohemi të përmirësohemi, do të shohim aty ka nevojë të bëjmë ndërrimet e duhura”, deklaroi Bunjaku.

“Pas një rezultati të mirë me Finlandën pas një muaji u takuam me një ekip të fortë, ndoshta në 20 më të mirët siç është Kroacia dhe është e dukshme që kemi nevojë për përmirësime. Unë pres që në Kampionatin evropian 2020 të jemi befasia e kampionatit. Kemi nevojë për përvojë dhe ky grup do të arrijë këtë”, përfundoi Bunjaku. 

Komentoni