Lajme

Bulliqi: Konsultoni malazezët para se të merrni vendimin përfundimtar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shpejtim Bulliqi i cili kryesoi Grupin e Eksperteve të Pavarur rreth debati për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, thotë se debati i 3 gushtit, është mbajtur veç sa për sy e faqe.

Bulliqi njëherësh gjeografi me profesion, ka thënë se që nga mbajtja e debatit profesional-shkencor për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka rezultuar me lëvizje pozicionesh dhe sipas tij, në opinion janë duke u proklamuar vetëm faktet që po i sjellë politika.

“Debati shkencor i 3 gushtit filloj me qëllimin e qartë se nuk do të ketë ndërrime mendimesh dhe vendimesh, ndërsa diskutimi do të jetë veç sa për sy e faqe (do të thoshte populli). Kjo dukuri vazhdoj edhe pas këtij debati dhe se nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet, në njërën anë politika (si pozitë ashtu edhe opozitë), ndërsa në anën tjetër profesionistet e shumtë e të pavarur. Ajo çka është interesant e që lenë për tu dëshiruar është se nuk jepet asnjë përgjigje tek opinioni në lidhje me faktet e prezantuar nga grupi i ekspertëve të pavarur, ndërsa proklamohen fakte të reja nga politika që të krijohet bindja se nuk i kanë pasur me kohë dhe se nuk kanë pasur as idenë më të vogël se çka po nënshkruhet”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Bulliqi ka shprehur gatishmërinë që Grupi i Pavarur i Ekspertëve të ri paraqesë faktet e tij të cilat janë të bazuara nga Drejtoria e Gjeodezisë së KSA të Kosovës viti 1974, të ish Jugosllavisë (nga 1945 deri me 31.12.1988), si edhe ato të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë etj.

Bulliqi ndër të tjerash ka thënë se nëse nuk ka ekspertë dhe struktura politike që mund të përgjigjen në pyetjet e vëna nga Grupi i Ekspertëve, para disa ditësh, le të konsultohen edhe me palën malazeze para se të marrin vendimin përfundimtar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*