Bota

Bullgaria alarmon BE në “skenarin e mundshëm sirian” në Ballkanin Perëndimor

Nëse BE nuk u dërgon porosi të qartë vendeve të Ballkanit perëndimor se ende kanë shanse për anëtarësim në BE, atëherë në rajon mund të paraqitet skenari sikurse ai në Siri”, ka thënë për të përditshmen spanjolle ABC, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov duke shtuar se nëse BE “lëshon Ballkanin perëndimor”, do të mbledhë frytet e hidhura”, raporton Kosova.info.

Kryeministri bullgar Borisov paralajmëroi për rreziqet e jo stabilitetit në Ballkan dhe se rajoni mund të shndërrohet në “Sirinë e re”.

Sipas fjalëve të tij, mund të paraqiten rreziqe në siujdhesën ballkanike, nëse BE nuk konfirmon se vendet e këtij rajoni ende kanë mundësi për anëtarësim në BE, thekson kjo e përditshme.

Në gjysmën e parë të vitit 2018 Bullgaria kryeson me Këshillin e BE dhe Borisov ka premtuar se do të punojë maksimalisht që partnerët e BE të pajtohen që vendeve të Ballkanit tu përçojnë “porosi të qartë në çështjen e anëtarësimit në BE”.

“Përndryshe mund të shohim skenarin si në Siri. Nëse i lëmë vet, do të mbledhim frytet e hidhura”, tha Borisov.

Kryeministri bullgar po ashtu ka rekomanduar qetësimin e raporteve të tensionuara me Turqinë, me të cilën Bullgaria ndan kufirin.

Në të njëjtën kohë, siç transmeton gazeta spanjolle, Borisov nuk avokoi mundësinë e pranimit të Turqisë në BE, pasi kjo ide po kundërshtohet gjithnjë e më shumë në Bashkimin Evropian. Kryeministri bullgar gjithashtu preku temat shumë të rëndësishme të ndikimit rus në vendin e tij, theksohet në publikim.

Sofia është një nga metropolet e pakta europiane ku ruhet një monument për ushtarët sovjetik.

“Ndikimi i Rusisë në Bullgari nuk është aspak i parëndësishëm ndërsa deklaratat kundër ruse askush nuk i përshëndet. Por unë votova për sanksionet që lidhen me aneksimin e Krimesë, sepse kaloi një vijë që nuk duhej të kalonte. Çështje tjetër është të përcaktohet nëse sanksionet kundër Rusisë ishin efektive apo jo, “tha Borisov.

Duke folur për një zgjatje tjetër të sanksioneve ndaj Moskës gjatë presidencës bullgare të BE, kryeministri bullgar tha se duhet të presë që Rusia të mbajë zgjedhje “në të cilën Vladimir Putin do të rizgjidhet pa kushte”. /Kosova.info/

Komentoni