Ekonomi

BSPK: Rritja e pagave vetëm 4 për qind është e papranueshme

Viti 2018 filloi duke nënçmuar punëtorët në Kosovë kur kihet parasysh se viti 2017, përfundoi me rritje pagash për Kryeministrin dhe Qeverinë me 100% rritje, ndërsa fillimi i këtij viti tregoi se sa Qeveria respekton punëtoret në Kosovë, duke iu a rritur pagën 0.5% e pagës së Kryeministrit.

“Kryesia e Ekzekutive e BSPK-së në mbledhjen e mbajtur me datën: 12.1.2018, pas një diskutimi dhe analize të gjendjes aktuale, për kërkesat e anëtarësisë së Federatave Sindikale në kudër të BSPK-së, sidomos pas vendimit të njëanshëm të Qeverisë për rritjen e pagave vetëm 4% të pagës bazë, që bazuar në pagën e Kryeministrit i bie 0,5%, shpreh indinjatë të thellë për jo gatishmërinë e qeverisë për ta gjetur një zgjidhje për rritjen e pagave qoftë edhe në kuadër të buxhetit të parashikuar”, thuhet në komunikatën për media të BSPK-së.

BSPK-ja, është  e habitur, se si edhe për kundër marrëveshjeve të nënshkruar mes Qeverisë dhe BSPK-së, si dhe Qeverisë dhe Federatave Sindikale me të cilat marrëveshje Qeveria do të bashkëpunoj ngushtë me Sindikatat, me këtë vendim të Qeverisë për ngritje pagash, dëshmoi se kjo qeveri nuk merr parasysh asnjë propozim të Sindikatave, dhe për veprime sindikale dhe eskalim eventual të situatës përgjegjësitë do ti bartë Qeveria.

BSPK-ja i inkurajon Federatat Sindikale që të vazhdojnë dialogun me Ministritë gjegjëse për të dhënë kontributin në zgjidhjen e çështjeve me dialog, në këtë aspekt e përgëzojmë SBASHK, për përpjekjet e bëra këtyre ditëve në takimet e niveleve të ndryshme qeveritare gjithnjë të gjetjes së zgjidhjes për realizim të kërkesave.

BSPK-ja i fton Federatat Sindikale që të bëjnë përgatitje për veprime sindikale komfor statutit, ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e grevave.

BSPK-ja gjithashtu i fton anëtarësinë Sindikale që  të mos bien pre e provokimeve të ndryshme nga kush do qofshin ato, të kenë besim të plotë te udhëheqësit sindikal të tyre, se ne si asnjëherë më parë jemi të bashkuar, unik në qëndrimet, jemi duke i analizuar dhe duke pritur deklarimin e anëtarësisë  për veprimet sindikale në mënyrë që në kohën më të përshtatshme të marrim veprime adekuate, thuhet pos tjerash në reagimin e BSPK-së.

Komentoni