Lajme

Brukseli nuk e liron Thaçin

Ishte paralajmëruar se arrestimi i Drejtorit të Policisë Rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaçi, nga ana e policisë serbe, do të shtrohet si temë diskutimi edhe në dialogun e Brukselit, dhe do të kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se tema është hapur, por pala serbe nuk dha ndonjë premtim, përveç që tha se do të angazhohen për të parë se çka është situata, meqenëse ata kanë qenë këtu, ndërsa BE-ja premtojë angazhime që çështja të zgjidhet sa më shpejt.

“Në fakt ata thirreshin të çështjet e drejtësisë dhe thanë që pa e shqyrtuar rastin, flas për palën serbe, pa e shqyrtuar rastin në aspektin juridik nuk mund t’i japim përgjigje”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.

Derisa mbrëmë Gjykata e Lartë në Nish i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, drejtorit, Nehat Thaçi, në Kosovë gjatë ditës kishte disa reagime politike, mirëpo asgjë konkrete për lirimin e tij nga paraburgimi, transmeton Indeksonline.

Në Gjykatën e Nishit u tha se arsyeja e caktimit të kësaj mase ndaj Thaçit u mor për arsyeje të “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”.

Institucionet kosovare kanë paralajmëruar se nëse pala serbe vazhdon kësi soj, edhe pala kosovare do të aplikojë reciprocitet.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*