Video

Bretkosa përleshet me gjarprin, fituesi është… (Video)

Kemi parë gjithnjë gjarpërinjtë që hanë bretkosa dhe specie të tjera të madhësisë së tyre dhe më të mëdha, por rrallë ose mbase asnjëherë nuk kemi parë që një bretkosë e vogël gëlltit një gjarpër.

Lajm i publikuar nga “National Geographic” dhe tregon ndërveprimin e çuditshëm natyror, pasi gjarpri po hahet nga amfibi i gjelbër.

Ka të ngjarë që videoja të jetë filmuar në Australi, pasi biologu i National Geographic Explorer Jodi Rowley ka identifikuar specien e bretkosës, e cila jeton në kontinentin australian.

Ky amfib mund të gjendet në të gjithë Australinë dhe Guinenë e Re. Femra rritet rreth 10 cm e gjatë, por meshkujt janë më të vegjël.

Në mënyrë tipike, amfibi ushqehet me insekte, por është e njohur për ushqimin me bretkosa të tjera apo minj.

Komentoni