ShowBiz

Brad Pitt në lidhje me princeshën e Monakos?

Është përfolur shumë së fundmi për lidhjet e mundshme të Brad Pitt. Mirëpo, lajmi më i fundit do të ju befasoj. Mediat rozë raportojnë që aktori super atraktiv  është në një lidhje dashurie me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi. Sipas tyre, lidhja në mes të dyve ka nisur një muaj më parë dhe ccifti duket se janë vërtetë të lumtur.

Nuk kemi ende burime të verifikuara për këtë gjë. Mirëpo, dyshja janë parë së fundmi duke kaluar kohë së bashku  në një muze arti në Los Angeles. Thuhet se Charlotte ka qenë një mbështetje e madhe e Brad gjatë kohës së divorcit me aktoren Angelina Jolie.

Sa i përket jetës profesionale, Pitt është duke xhiruar filmin e tij më të fundit “Ad Astra,” një film i kategorisë thriller. Duket që Jolie po mbetet vetëm një kujtim nga e kaluara. /Kosova.info/

Komentoni