Sport

Bournemouthi thellon Arsenalin në krizë

Arsenali ka vazhduar me formën e dobët në Premier Ligë.

“Topçinjtë” janë mposhtur 2 me 1 nga Bornemouthi në kuadër të xhiros së 23-të për të mbetur pa fitore në tri xhirot e fundit dhe me vetëm një në pesë ndeshjet e fundit.

Hector Bellerin kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 52-të, ndërsa Bournemouthi u kthye me Wilsonin dhe Iben për katër minuta, 70’ dhe 74’.

Në tabelë, Arsenali mbetet i gjashti me vetëm 39 pikë të grumbulluara. Ky ekip po mbetet prapa edhe top-pesëshes. Tottenhami si i pesti, bashkë me Liverpoolin si i katërti kanë nga 44 pikë. Chelsea dhe Manchester Unitedin janë në pozitat dy dhe tre me nga 47 pikë. Manchester City mbetet lider i padiskutueshëm me 62 pikë.

Komentoni