Sport

Botërori 2018: Shqipëri – Itali, fillon shitja e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëri – Itali, e cila do të zhvillohet në datë 9 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.

FShF njfton se, në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FShF-së: bileta.fshf.org

Shqipëria renditet në vendin e tretë në grupin G me 13 pikë, pas Spanjës së vendit të parë me 22 pikë dhe Italisë së vendit të dytë me 19 pikë, dhe duke lënë pas Izraelin me 9 pikë, Maqedoninë me 7 pikë dhe Lihtenshtejnin me 0 pikë.  /ATA/

Komentoni